Studentët e Beogradit rikthehen në protesta, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit
Studentët e Universitetit të Beogradit kanë rinisur protestat duke bllokuar nyjat kryesore të trafikut në kryeqytetin serb, duke kërkuar reagim nga autoritetet pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona.
Protestuesit bllokuan unazën e Mostarit, një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit, duke ndërprerë komunikacionin në të dy drejtimet e autostradës ndërkombëtare që kalon përmes Beogradit.
Protesta nisi në orën 13:00, para Pallatit të Drejtësisë, ku studentët kërkuan reagimin e institucioneve për dështimin e autoriteteve për të vepruar shpejt pas incidentit tragjik. Ata shprehen se kërkesat e tyre nuk po merrnin përgjigje të mjaftueshme, duke theksuar se reagueshmëria e prokurorisë ka qenë e ngadalësuar ose e munguar plotësisht.
Në të njëjtën kohë, protesta ka shpërthyer në Beograd dhe ka tërhequr mbështetje nga opozita, aktivistët civilë dhe punëtorët e tjerë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Novi Sadit, Milan Gjuriq, si dhe të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ata po kërkojnë gjithashtu përgjegjësi penale për tragjedinë e Novi Sadit dhe një hetim të plotë mbi ngjarjen.