Stresi rikthehet te ish-gruaja? Postimi që ngjalli dyshime dhe videoja misterioze

Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Keisi kanë tërhequr vëmendjen e fansave pas një postimi të dyshimtë në Instagram, që ka ngritur dyshime për një rikthim të mundshëm të çiftit. Keisi postoi një foto të saj dhe shkroi “së shpejti,” duke e etiketuar Stresin. Ky i fundit e ripostoi dhe e shoqëroi me disa figura zemrash, duke i bërë fansat të aludonin për një rikthim të mundshëm.

Nuk ka pasur ende një konfirmim nga ana e dyshes, por kjo ka mjaftuar që të shpërthejnë spekulimet se ata janë sërish bashkë. Së fundmi, një video që tregon Stresin dhe Keisin duke u shëtitur nëpër rrugët e Tiranës ka shtuar dyshimet për një rikthim të mundshëm, megjithëse nuk dihet ende nëse ata po ribashkohen ose thjesht po punojnë së bashku në një projekt të ri.

Njëkohësisht, Stresi ka folur për ndarjen e tij me Keisin në një intervistë të mëparshme, duke zbuluar se ai kishte mësuar për kërkesën e saj për divorc nëpërmjet një letre që i ishte dërguar për t’u paraqitur në gjyq. Ai e përshkroi momentin si të papritur, duke treguar se e mori këtë informacion pas disa muajsh heshtjeje rreth marrëdhënies së tyre.