Stresi bën veprimin e papritur, befason sërish Gjestin

Reperi Stresi prej kohësh ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Gjestin, dhe lojën e këtij të fundit në BBVA.

Ai ka reaguar ndaj çdo lloj situate kur Gjesti është provokuar ose keqtrajtuar nga banorët e tjerë brenda shtëpisë. Sw fundmi, Stresi i ka dërguar një dron të veçantë të cilin e njoftoi edhe përmes mediave sociale.

“Boll jemi përça. Asgjë s’na kushton të jemi një, siç na e kanë lënë amanet të parët”, shkruan Stresi.

Në foton e Gjestit të valvitur me dron, shkruhej: Mos u dorëzo, Stresi.