Stoli vakand prej muajsh, Brazili shënjestron teknikun portugez
Prej më shumë se katër muajsh, stoli i kombëtares braziliane mbetet vakand.
Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, që duket se është tepër e nxehtë për atë që pranon të ulet. Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë në mesin e kandidatëve për të pasuar Titen, gjithsesi emrat sa vijnë e shtohen. Së fundmi në lupën e dëshirave të Federatës Selecao ka përfunduar një ekspert si Jorge Jesus.
Pasi nuk u bind nga projekti i Flamengos, portugezi pritet të zgjedh kombëtaren Braziliane që momentalisht po drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Ramon Menezes. Jesus ka konfirmuar se do të largohet nga Turqia në fund të sezonit dhe përfaqësuesja braziliane konsiderohet si destinacioni i radhës.
Kombëtarja amerikano-jugore kërkon që të gjej sa më shpejt trajnerin e ri, pasi duhet të kryer përgatitjet për ndeshjet zyrtare kualifikuese të Botërorit 2026. Në rast se Jesus bindet për të firmosur me kombëtaren, kjo do ishte eksperienca e dytë e tij në tokën braziliane. Në sezonin 2019-2020, ai fitoi titullin kampion me skuadrën e Flamengos.