Sterilizimi/ Korreshi kërkon Ramën në komision dhe ironizon: Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh se na ka marrë malli
Deputetët e PD kërkuan që në Komisionin e Sterilizimit të thirrej edhe kryeministri Edi Rama për të dhënë dëshminë e tij.
“Faktikisht ato leksionet si vihen në pushtet… unë do të doja disa leksione si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lek me buxhetin e shtetit. Mirë do të ishte që disa leksione t’i jepte, të vinte këtu e të na i tregonte këto leksione. Të na jepte disa leksione si rrihet dhe të hahet dardha mbrapa, ose të thotë: ‘Jam frikacak, s’ma mban prapanica të vij këtu në komision’. Kështu duhet të thotë me pak fjalë kryeministri. Ne ja dërgojmë dhe me shkrim dhe me televizor, por puna është që as ju nuk ju shohim më në televizor kur flisni, jo më ne. Nga godina atje po deshi, ngaqë ka harxhuar dhe 2 milionë euro chartera, t’i fusim dhe një charter këtu përballë, t’ia shtrojmë rrugën me petale deri këtu se ndoshta vjen. Ne kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli. Kemi 6 muaj që s’e kemi parë. Vetëm thojini që të vijë se i ka marrë malli ata të opozitës ta shohin me sy. Vetëm hajde o Skënderbe, ta thërrasë kjo Mamica. Hajde o Skënderbe të të shohim se na ka marrë malli. Çaji malet më dysh.Po lëreni se është turp. Ne duam kërkesë me shkrim, me gojë, si të doni. Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe”.tha Korreshi.