Sterilizimi/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza: Edhe me vdekje të më dënoni nuk e njollosni emrin tim as të qeverisë Rama!
GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Beqaj është përballur me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat për procesin e sterilizimit.
“Të siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste. Pas 5 vjetesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte nje nevoje publike e shendetesise shqiptare. Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender” tha mes të tjerash Beqaj.
Ai e ka cilësuar procesin politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar pasi u rrëzuan dy pretendimet e Prokurorisë për shpërdori detyre dhe korrupsion.