Starton protesta e opozitës përballë Kryeministrisë me marshimin e e të rinjve të Forumit Rinor të PD.
Qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë bërë bashkë, teksa i janë bashkuar protestës së opozitës.
Përgatitjet lidhur me këtë protestë nisën që në orët e para të mëngjesit. Po ashtu qytetarë të shumtë kanë ardhur nga rrethet në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.