Starmer pas takimit me Ramën: Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë, kemi përveshur mëngët për të frenuar paligjshmërinë
Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për të ndalur emigracionin e paligjshëm.
Starmer falënderoi Ramën për mbështetjen dhe njoftoi për uljen e konsiderueshme të lëvizjes së gomoneve, duke shtuar se partneriteti mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar shkon përtej luftës kundër emigracionit të parregullt.
“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen rreth çështjes së emigrantëve. Ka qenë ulje e konsiderueshme lëvizja e gomoneve. Task forca jonë e përbashkët, kanë përveshur mëngët dhe kanë ecur para, për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ne dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Partneriteti ynë shkon përtej.
Shprehem këtu për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, për të frenuar emigracionin e parregullt. Jam i kënaqur që përpara jush mund të shprehem për bashkëpunimin për shtijen e automjeteve ushtarake. Ky është një moment ku shtetet europiane.
Do të shkoj për të vizituar trupat shqiptare dhe britanike që pop punojnë së bashku. Ne do të vijojmë punë për bashkëpunimin mes trupave, për të ndihmuar Ukrainën në agresionin që po përballet. Me këtë që po bëhet tregojmë se Europa është e bashkuar. Ishte privilegj për mua që kam qenë këtu”, tha Starmer.