Starmer mbi fyerjet ndaj shqiptarëve: Nuk komentoj deklarata të paraardhësve, Rama: Mallkimi iu kthye, tani janë jashtë Parlamentit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar për herë të parë mbi deklaratat fyese ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke theksuar se vizita e tij në Tiranë tregon respektin dhe qëndrimin e qeverisë së tij ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Starmer theksoi se nuk do të komentojë fjalët e paraardhësve të tij, duke preferuar të përqendrohet në bashkëpunimin konkret dhe zgjidhjen e problemeve përmes punës së përbashkët.
Ndërkohë, Rama i cilësoi këto fyerje si “mallkim” që iu është kthyer atyre që i përdorin, duke theksuar se tani janë jashtë Parlamentit.
Starmer: Fakti që unë jam kryeministri i parë britanik që vjen, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën se si e shohim ne Shqipërinë dhe Ramën, s’dua të komentoj deklarata të paraardhësve, por qasja ime nuk është diplomacia me megafon por ajo që ti bën punën e fortë, s’dua të bërtas për problemet, por t’i zgjidh çështjet, e kemi dëshmuar gjatë viteve të shkuara, përfshirë edhe punën e përbashkët me autoritetet ligjzbatuese të kufijve.
Rama: Mallkimi iu kthye dhe tani janë jashtë Parlamentit.