Stani me drogë në Lezhë/ Prokuroria kërkon detyrim paraqitje për vëllain e deputetit Eduard Ndreca

Gjykata e Lezhës po cakton masat e sigurisë për tre personat e arrestuar mes të cilit edhe vëllai i deputetit Eduard Ndreca, pasi kishte përshtatur një stan për kultivimin e bimëve narkotike.

Prokurorja Irena Sufaj ka rrëzuar policinë e Lezhës në lidhje me Armando Ndrecën, duke kërkuar detyrim paraqitje, ndërsa për dy të tjerët Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai ka kërkuar ‘arrest në burg’.

Pritet gjykata të japë vendim.