“S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore
Vijon procesi në Gjykatën e Posacme ndaj Leonard Dukës dhe 4 të pandehurve të tjerë për vrasjen Santiago Malkos. Në seancën e së martës Leonard Duka tregoi se ka patur komunikime me Ervis Martinajn, por mohoi që babai i tij të kishte ndonjë konflikt. Në të njëjtën kohë Duka dha sqarime për pyetjet e prokurorit Behar Dibra.
Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar
Dibra: Po komunikime të tjera?
Jo
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im ska patur asnjë problem
SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos.
Nëna e Santiago Malkos: “ S’ta fal gjakun e djalit kurrë,
do ta vras. Me fute djalin në dhe”.
Ndërkaq në seancën e së martës ishte thirrur për të dëshmuar babai i Leonard Dukës por nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërsa seanca është shtyrë dhe përsëritur fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.