Sportisti, Olsion Veliaj fiton etapën e tretë të turit çiklistik shqiptar

Përfundon etapa e tretë e Turit të 82-të Çiklistik, Elbasan–Vlorë, me gjatësi 149 km. Etapa u fitua nga çiklisti i Kombëtares Shqiptare, Olsion Veliaj. Një garë e vështirë dhe shumë e bukur, ndërsa vetë çiklisti është shprehur i kënaqur me fitoren.

Ky tur zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ndërsa vetë presidenti Skënder Sanxhaku ka vlerësuar lart rëndësinë e këtij aktiviteti.

Ndërkohë, fanellën e verdhë dhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme e mban deri tani holandezi Nils Hitmajer. Turi i 82-të çiklistik do të vijojë të enjten me etapën e katërt në itinerarin Vlorë–Himarë–Vlorë, një prej garave më të vështira të këtij turi.

Në rrethin çiklistik marrin pjesë 14 ekipe të ndryshme me gjithsej 86 çiklistë pjesëmarrës.