Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë kryeqendrën e veriut, Shkodrën, mëngjesin e sotëm. Në një postim në rrjet, Rama shkruan se Shkodra gjithnjë e më tërheqëse në sytë e turistëve vendas e të huaj jo vetëm për atraksionet historike, por tashmë edhe për sportet e aventurës me varka, kanoe, paddle boards, mbi lumin Buna dhe Liqenin që pak e nga pak do të rijetëzohet me mjete lundruese të gjithë llojeve. Rama ka publikuar një video me pamjet e asaj që ndodh në lumin Buna dhe Liqen.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ