“S’po ha bukën tënde o shtrigë”/ Debat i ashpër mes Klajdit dhe Rozanës: Turp të të vijë!
Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Klajdi dhe Rozana patën një përplasje të fortë, që nisi për një çështje të thjeshtë: ushqimin. Diskutimi shpejt kaloi në tone të larta dhe akuza personale, duke përfshirë artistikën dhe karakterin e secilit prej tyre.
Pjesë nga debati:
Klajdi: Mashtruese, ordinere, dhe durimi ka kufij! Artiste e dobët, aktore e dobët, kjo është e vërteta. S’po ha bukën tënde, o shtrigë, po ha bukën e sponsorave. Turp të vijë! Ha se më hahet bukë, dhe më fal që më hahet bukë. Kur kam ngrënë dhe nuk kam folur, ju kam studiuar. Sjellje e shëmtuar! Aspak artiste, aspak njerëzore. Ashtu si ke fituar në festivale duke gënjyer kolegët e tu. Mos më trego bukën tani!
Rozana: Unë nuk kam ardhur këtu për Klajdin, as për t’i shërbyer atij, sepse nuk jam familjare e tij. Kur gatuaj, nuk duhet të shkoj të pyes çdo banor. Nuk më intereson nëse Klajdi viktimizohet për bukën, sepse buka është e të gjithëve. Në një muaj unë e kam parë vetëm duke ngrënë ose duke pirë cigare. Ai priti një muaj për të më studiuar mua. Çfarë kupton ai me fjalën ordinere? Pse unë jam ordinere?
Klajdi: Mënyra që mu solle ishte turpshme.
Rozana: Ai ka vënë në fjalë artistë dhe nuk ka guxim t’i thotë emrat. Mua më është ngritur një publik i tërë në këmbë. Nëse e bën dhe ti, atëherë merre! Mua më janë mbyllur shumë dyer, por jam ngritur sërish.
Klajdi: I ke shqyer ato dyer.
Rozana: Kur të bësh ato që kam bërë unë, atëherë eja dhe më gjyko.