Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali zhvilloi një vizitë në Himarë, aty ku u prit nga kryebashkiaku, Vangjel Tavo.
Kreu i Himarës pranoi se ky takim kryefjalë të saj kishte të ardhmen e kēsaj bashkie dhe punët e shumta që na presin në shërbim të banorëve.
“Shumë i nderuar të prisja në Bashkinë e Himarës në një takim tejet të përzemërt e konstruktiv Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, dhe Zëvëndëskryetarin e Kuvendit z. Bledi Çuci, me të cilët, pasi i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer, diskutuam për angazhime dhe mundësi të shumta bashkëpunimi si edhe për investimet e reja në Himarë në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillimin e mëtejshëm për t’u ofruar banorëve një standard jetese më të mirë, për të patur një turizëm të qendrueshëm dhe për një Himarë të zhvilluar e cila meriton një rritje ekonomike komunitare por mbi të gjitha një rritje të të ardhurave në familjet e thjeshta.
Himara meriton shërbim, mirëqenie dhe zhvillim dhe Bashkia e Himarës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e kësaj detyre në shërbim të të gjithë banorëve.” shkruan Tavo.