Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Katarit, z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, dhe Ambasadorin e Egjiptit, z. Mohamed Heider.
Gjatë takimit, Kryetarja Spiropali bisedoi me ambasadorët mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, rritjen e investimeve, intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe kontributet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë.
Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe vazhdimi i mbështetjes dhe lobimit nga Katari dhe Egjipti për Kosovën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ