Specializimi inteligjent/ Balluku: Prioritet i qeverisë, ka një rëndësi të veçantë për ekonominë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj në konferencën “ Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3” është shprehur se një nismë e tillë ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit tonë.

 “Kjo është një strategji që ka nisur me qendrën e përbashkët të Kërkimit të Komisionit Evropian, që përfshin një sërë aktorësh nga pjesa lokale, qendrore, biznesi, kjo nënkupton se përfaqësuesit e sektorit privat, të qeverisë, shoqërisë civile dhe akademisë do të përfshihen drejtpërdrejt për të zbuluar fushat që duhet që të specializohemi për shërbime inteligjence. Këto janë të lidhura dhe me ekonominë blu, si një zhvillim për ekonominë shqiptare, për të krijuar vende pune dhe për ti aftësuar që të përballojnë presionet dhe për të qenë të denjë për tregun ndërkombëtar. Ne shqetësohemi për largimin e të rinjve por në të vërtetë ato aftësohen.- tha Balluku.

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: HABITATET”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “x”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: habitatet”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: INFRASTRUKTURA INDUSTRIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “p”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Infrastruktura industriale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: INFRASTRUKTURA PËR MONITORIMIN E MJEDISIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “o”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Infrastruktura për monitorimin e mjedisit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU