“S’paska prokurën për kalamajt e ka burrin në Itali, e bëjmë…”, polici kufitar i Aeroportit të Rinasit lejoi fëmijët të kalonin pa prokurën e njërit prind
Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja e siguruar nga Replikë ku është zbuluar skema korruptuese e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e fëmijëve pa prokurën e njërit prind.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 18.09.2023, nga ora 08:11 PM – 10:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca bon e shef dot kte. (I dërgon pasaportën e shtetases
Briken: 1 min ka nejt para ca vitesh shume
Eneo: Po eshte ok dmth
Briken: Po ok
Eneo: Spaskan prokuren per kalamjat e ka burrin nitali. Fola e tel me burrin e vet tani e bejm?
Briken: E ka me letra burrin
Eneo: Se di se pieta. Ne Catania jane. Atje duan te shkojn dhe kta
Briken: Kur kishte ik ai
Eneo: tja kërkoj pasaportën
Briken: Po kerkoja nje here
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit I. Xh dhe M. I. Kan dhe cunin per Catania te 3. Neser n6 tmjeti. Kurse kjo neser ma sjell
Në orën 09:57PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësitë të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ten r 14 vlla
Eneo: Ok vlla
Referuar bisedës dhe të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasja P. Y nuk ka probleme në sistem, por ajo ka udhëtuar me femijët e saj e papajisur me prokurë nga prindi tjetër.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh. I është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 19.09.2023 ora 04:50 nga punonjësi i policisë me username në TIMS PrenciY, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh.I është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 19.09.2023 ora 04:50 nga punonjësi i policisë me username në TIMS PrenciY, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.