Spanjë/ Zbulohet platacioni gjigant me mijëra bimë kanabisi, e ruante një shqiptar
Mbi 1762 rrënjë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes, ndërsa në një dhomë tjetër e bodrumit ishte përshatur për përpunimin e kanabisit.
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi u kap në flagrancë brenda fermës ndërsa po punohet për të zbuluar dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
60 kilogramë fara marihuane ishin sistemuar brenda një arke ngrirësi që besohet se mund të prodhojë hashash të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO.
Godina ku u gjet plantacioni me kanabis ishte një fermë e braktisur ndërsa në bodrumin poshtë dyshemesë ishin ndërtuar dhoma të ndryshme me fletë termoizoluese për kultivimin e marijuanës.
Teknika ice-o-lator
Qëllimi i procesit të ngrirjes së marihuanës është përgatitja e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur teknikën ICE-O-LATOR, e cila konsiston në nxjerrjen e trikomave të kësaj bime, e cila së bashku me blloqe akulli, ujë me temperaturë të ulët dhe sita me trashësi të ndryshme janë baza për prodhimin e hashashit.
Gjenerator industrial nëntokë
Ajo çfarë habiti më së shumti autoritet spanjolle ishte burimi i energjisë eletrike që përdorej për rritjen e bimëve narkotike. Policia spanjolle gjeti një derë që ndodhej në tokë, e vendosur midis dy magazinave ku ndodheshin bimët, e cila rezultoi të ishte hyrja e një tuneli. Në brendësi ndodhej një gjenerator industrial me naftë, i ngjashëm me ato që përdoren në shumë qytete për t’u përdorur kur ka ndërprerje të energjisë dhe vlera e të cilit është rreth 20.000 euro përafërsisht.
26-vjeçari shqiptar është dërguar në paraburgim paraditen e djeshme në qendrën e paraburgimit në Zuera dhe akuzohet për veprën penale kultivim i lëndëve narkotike.