Spanjë/ Kapet gomone me kokainë, arrestohen 7 shqiptarë në Galicia

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle gjatë një operacioni antidrogë në plazhin e Vilanova de Arousa, në rajonin e Galicias. Garda Civile sekuestroi një gomone të mbushur me kokainë dhe pajisje që shërbenin për trafikun e drogës.

Mediat spanjolle raportojnë se operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë dhe priten arrestime të tjera. Ky rast konsiderohet si tentativa e parë e një grupi trafikantësh nga Ballkani për të transportuar kokainë direkt në bregdetin e Galicias, një zonë e njohur për veprimtarinë e grupeve të trafikut të drogës.

Vetëm javën e kaluar, autoritetet spanjolle arrestuan gjashtë shqiptarë dhe tre belgë në qytetin Vigo, pasi kapën 1100 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kontenieri.

Operacionet e fundit tregojnë intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës, veçanërisht me përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani.