Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, qytetarët bllokohen në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë mijëra qytetarë në Spanjë dhe Portugali, duke shkaktuar kaos në transport, komunikime dhe qendra tregtare. Sipas Rrjetit Elektrik Spanjoll, ndërkohë që energjia po rikthehet në disa zona, për orë të tëra qytetarët kanë mbetur të bllokuar pa energji dhe internet.

Ndërprerjet preken shërbimet kryesore në të dy vendet, duke përfshirë aeroportet dhe rrjetet e transportit me shpejtësi të lartë. Në Madrid dhe Barcelonë, shërbimi i metrosë u ndërpre plotësisht, ndërsa rrjeti Cercanías i kryeqytetit spanjoll gjithashtu doli jashtë funksionit. Situata shkaktoi panik në metrotë e qyteteve të mëdha dhe kërkoi ndërhyrje të shumta të zjarrfikësve për të shpëtuar personat e mbetur të bllokuar në ashensorë.

Ndërprerja e energjisë preku gjithashtu edhe zonën jugore të Francës pranë kufirit me Spanjën, megjithatë atje ndërprerja zgjati vetëm disa minuta. Autoritetet franceze siguruan publikun se rrjeti i tyre energjetik mbetet i sigurt dhe nuk ka rrezik për përhapje të problemeve.

Në një reagim zyrtar, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike sqaroi se ndërprerja nuk është pasojë e ndonjë sulmi kibernetik, por një dështim teknik në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Edhe kompania italiane Terna qetësoi situatën, duke njoftuar se “për momentin nuk ka kritika operacionale në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në Itali”.