Nga: Eliona Kodra Shkreli
Pinoku Benetian mashtron dhe gënjen banorët e Shkodrës mbi zgjidhje problemesh kur në fakt ato mbeten të pazgjidhshme, pavarësisht se abuzimi me taksat e qytetarëve vazhdon e propagandohet si kthim shërbimesh ndaj tyre.
Pinoku Bec mashtroi dje përmes rrjeteve të Tij sociale opinionin publik në përgjithësi dhe atë postrribas në veçanti, se medemek ka zgjidhur së bashku me Kryeujorin e ndërmarrjes së ujit çështjen e ujit të pijshëm për banorët e Postribës, një problematikë që ka qënë objekt i disa protestave të banorëve atje.
Mashtrimi s’njeh kufi për Benetianin e Parë, i cili aferat korruptive i ka mjeshtri’, tashmë vjedh taksat e qytetarëve shkodranë në emër të një investimi i cili nuk ka shërbyer aspak në cilësinë e ujit të pijshëm për banorët e Postrribës.
Spakisti gënjeu dje kur dha’ ‘lajmin e mirë’ se Ai ka zgjidhur këtë problematikë ndërkohë që sot, vetë banorët nxorrën në pah mashtrimin Benetian duke protestuar sërish para institucionit të Bashkisë. Banorët nxjerrin në ‘dritë të diellit’ propagandën dhe fasadën e gënjenshtërt që Spakisti bën në rrjetet sociale sa herë i teket përmes duarve të stafit të tij.
Gënjeu se u zgjidh çështja e ujit të pijshëm në Postrribë…S’ka ç’i bën guroreve, s’guxon të prekë të paprekshmen dhe ‘shpik’ investime që nuk zgjidhin asgjë, përveçse keqmenaxhohen taksat e qytetarëve ku pjesa më e madhe shkon në xhepat e Tij dhe kupolës së Tij korruptive.
Gënjeu pa iu dridhur qerpiku, goja dhe dora….Gënjeu sepse Ai dhe shokët e shoqet e tij të partisë, nga koka deri te këmbët, dinë vetëm të gënjejnë e të mashtrojnë me propagandë e fasadë boshe rilindase.
Spakisti së bashku me Kryeujorin e Tij ‘shitën’ një proces fallso të kundërshtimit në Këshillin Bashkiak të rritjes së tarifës së ujit të pijshëm i cili pavarësisht votave kundër në unanimitet të plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, nuk i pengoi Ata të çojnë në vend porosinë e Kryerilindasit:”Rjepeni këtë popull deri në pikën e fundit”!
Këta janë Rilindasit, ky është Benet Beci….Në fakt SPAK, shumë shpejt do të zbardhë fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut-spakist dhe të deleguarit politiko-korruptiv të Ramës!
Numërimi mbrapsht për ta ka filluar…11 Maji 2025 do jetë fundi i tyre qeverisës politik!