SPAK urdhëron kontroll në banesën e motrave Nikolli, Xhovana partnerja e të penduarit të drejtësisë

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontroll në banesën në Elbasan të motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli.

Xhovana është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai u kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryentë vrasje në qytetin bregdetar. Arrestimi i Xhanej e ktheu atë në të penduar të drejtësisë pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK.

Ndërkaq, emri i motrave u bë i njohur sërish, pasi një shpërthimi me tritol në hyrje të banesës së tyre. Të dyja ato kanë qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por nuk kanë pësuar dëmtime. I vetmi që e pësoi ishte një 26-vjeçar, banor në pallatin ku ndodhi ngjarja, i cili mori dëmtime dhe humbi jetën pak ditë më pas në spital.

Lidhur me ngjarjen, e fejuara e të penduarit të drejtësisë nuk ka pranuar të flasë përpara oficerëve të policisë në Elbasan. Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrajse, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.

Comments

Leave a Reply