“SPAK-un e mbështes, por ka probleme që nuk shkojnë” – Kryeministri kundërshton mënyrën e arrestimit të Veliajt dhe shpreh rezervat për proceset hetimore

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetje për SPAK, por ka theksuar se ka disa probleme me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Ai kritikoi mënyrën e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar si një proces që ka lënë mangësi. Rama shtoi se ka respekt për punën e SPAK, por në disa raste, si arrestimi i Veliajt pa një gjykim paraprak dhe mbyllja e tij brenda, shkruan se “prezumohet i pafajshëm”, duke e cilësuar këtë si një problem që kërkon vëmendje dhe maturi.

Ai kërkoi ndërtimin e një pozicioni konstruktiv për të mbështetur drejtësinë, duke e theksuar se ndihma ndaj SPAK duhet të vazhdojë pa asnjë rezervë.

Rama: Kam shumë respekt për punën e  spak e kam mbështetur dhe do e mbështes. Puna e spak ka probleme që nuk shkojnë, e konsideroj të mbyllur fazën e viteve non coment, duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, duke e mbështetur pa asnjë rezervë. PS është buja, zhurma risia e madhe e të pasurit sistem drejtësie që krijon idenë sikur të gjithë po kalojnë në atë sitë, nuk janë të tërë njësoj. PS është 800 mijë në 11 maj do t’i afrohet 1 milionë, ka forca të pafundme. Pasie e merr nga detyra pa gjyq dhe e mbyll brenda, shkruan aty prezumohet i pafajshëm, janë pak si …, por megjithatë do t’i shikojmë me maturi dhe qetësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)