SPAK trondit Universitetin Bujqësor, mes të arrestuarve “dy kokat” e këtij institucioni (EMRAT)
Mbi 24 urdhërarreste lëshuar nga SPAK u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të marte në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mes të arrestuarve është administratori i këtij institucioni, Edmond Tërthoraja dhe përgjegjësi juridik, Amarildo Lleshi.
Ata dyshohet se së bashku me persona të tjerë kanë abuzuar me tenderat, kanë shkaktuar korrupsion dhe shpërdorim detyre.
MASAT E LESHUARA NGA SPAK:
Burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga,
Arrest Shtëpie: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho,Tedi Proda.