SPAK thërret Elvis Myrten/ Surpriza e kolegëve të Kronikës: Lisi në SPAK
“Ishim me te preferuarit, na ka marr vemendjen”
Prokuroria e Posaçme ka thirrur në një seancë ndërmjetësimit, gazetarin e kronikës së zezë Elvis Myrta.
Prej një muaji ai ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip, duke u kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.
Kjo nuk i ka shpëtuar hetuesve të SPAK, të cilët deri para këtij momenti ishin të preferuarit e publikut, referuar sondazheve të bëra.
Në orën 21 të martën, Prokuroria e Posaçme kërkon të ndërmjetësohet me Elvis Myrtën, ndryshe Lisin, në mënyrë që të ndajnë dashurinë e njerëzve.
Burime nga SPAK thanë se i ashtuquajturi Panda, po merr dashuri edhe nga vetë brenda strukturës, duke çuar në një humbje të vazhdueshme të mbështjetjes që ka kjo ajo.
Por a do të paraqitet Elvis Myrta përballë përfaqësuesve të SPAK të martën në orën 21 në Top Channel, kjo do të mbetet për tu parë.
Deri atëherë, jepni mendimin tuaj në numrim 56666, duke shënuar emrin Elvis!
(Ky shkrim është bërë nga kolegët e Lisit me qëllim mbështetjen e tij, me pak nota humori)