SPAK tërheq dosjen e shpërthimit me tritol në banesën e motrave Nikolli

SPAK do të hetojë shpërthimin me tritol në derën e motrave Alda e Xhovana Nikolli në Elbasan. Burime për mediat bëjnë me dije se kjo dosje do të hetohet bashkë me dosjen e Nuredin Dumanit.

Dosja po hetohej nga Prokuroria e Elbasanit, por duke qenë se përfshihej Nuredin Dumani, prej kohësh subjekt i SPAK, dosja i ka kaluar SPAK. Dy motrat janë vendosur në qendër të vëmendjes prej disa ditësh, pas tritoli të vendosur në banesn e tyre me qira në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar.

Alda Nikolli përmes një interviste për Top Channel tregoi se si Nuredin Dumani është autori i tritolit, si ai vazhdon të bëjë ligjin nga burgu duke vazhduar aktivitetin e tij kriminal pa u shqetësuar.

Ajo tregoi se Dumani i vendos gjoba njerzve, dhe një prej tyre ishte “Daku” Leondar Luzi që u arrestua pak ditë më parë, ku sipas saj nuk e pagoi dot sepse u arrestua nga policia.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë. Kishte një kompjuter. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, – shprehet ajo.

Po ashtu edhe motra tjetër Givovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, ka reaguar në rrjetet sociale pasi i vendosën tritolin në derën e banesës me qira në Elbasan.

Ajo ka akuzuar drejtpërdrejt Nuredin Duamanin si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Duamni njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli duke e sfiduar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”.

“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, – shkruan ajo në Instastory.

SPAK merr "në dorë" dosjen e shpërthimit me tritol