SPAK shtyn deri të martën, më datë 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
11 nga 13 kandidatët në garë për postin nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e rregullt. Për këtë shkak, u është lënë kohë që të bëjnë plotësimet e nevojshme.
Në mesin e emrave që synojnë BKH-në janë dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, prokurori Andi Pogaçe dhe zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ