SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare të Ervin Matës

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar HEC- in “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.

Po ashtu mësohet se dhe Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të apo familjarëve.

Gjithashtu bëhet me dije se në Gjykatën e Apelit, do shqyrtohet ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty për një datë tjetër.

Kujtojmë që mes personave nën hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata. Ndërkaq Ish drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave në aplikacionin SKY ECC ku në pranga përfunduan disa persona mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni