SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla


Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Hetimet nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike, ndërsa kryebashkiaku po hetohet për veprën penale të korrupsionit.

Hetimet po përqendrohen tek dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara, duke dëmshpërblyer njerëz të afërt dhe qytetarë. Të paktën dy raste janë konstatuar deri më tani.