SPAK merr të pandehur Ndrecën, Bardhi: Deputeti gënjeu publikisht, tenderët në qeverinë e Ramës mundësi vetëm për klientët e paracaktuar


SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e PS-së Plarent Ndreca. Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes si i pandehur. Bardhi, i cili e kishte paralajmëruar këtë gjë, ka publikuar një video, ku vetëm një javë më parë Plarent Ndreca mohonte se ishte kallëzuar në SPAK.

Ai shkruan se tenderat publik në qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë dhe se klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!

E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!

<

 

 

Check Also

Nga shkopat e bejsbollit te grushtet ndaj familjes Caca! Shkëlqimi dhe rënia e fisit Rraja

Fisi Rraja ka treguar sërish forcën, duke sfiduar edhe njëherë policinë. Këtë herë janë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *