SPAK merr të pandehur dy zyrtarë të lartë, Erald Elezin e KESH dhe Gentjan Gjylin e ARRSH! Prokuroria e Posaçme ngre akuza për korrupsion me tenderat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, dhe kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentjan Gjyli, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderat.

Përveç Elezit dhe Gjylit, janë marrë të pandehur edhe 18 persona të tjerë të përfshirë në të njëjtën skemë.

Mes tenderave të dyshuar për abuzime është edhe ai për supervizimin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 2 milionë euro. Po ashtu, është ngritur akuzë edhe për Valter Begajn, pasi kompania e tij NET Group, në bashkëpunim me “Hill International”, dyshohet se ka fituar një kontratë në shkelje të ligjit.

Në fokus të hetimeve të SPAK është edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili ndodhet nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash.