SPAK merr në pyetje kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agollin, dha 400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e famshëm
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Pas procesit të marrjes në pyetje ka lënë godinën e SPAK, duke mos zbuluar më shumë rreth asaj që tregojë para trupës gjykuese. Agolli u rizgjodh drejtor i FSHZH-së në janar të këtij viti.
Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, në vitet 2002, deri në 2011. Ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë. Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë. Në vitin 2019, u emërua drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Dritan Agolli është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me një tender që i ka dhënë kuzhinierit të famshëm Alfio Rrotani, me vlerë 400 mijë dollarë. Dritan Agolli po hetohet nga organi më i lartë i akuzës për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.