SPAK me struktura të posaçme për krimet zgjedhore, Rama: Uroj të jetë lajthitje e momentit, kurrë s’mund të survejohen partitë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të SPAK për ngritjen e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte një ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor, sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta, ku kush merret me politikë survejohet,” – deklaroi Rama.

Ky qëndrim i kryeministrit vjen në një kohë kur SPAK po intensifikon përpjekjet për të luftuar manipulimet zgjedhore, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të sjellë reagime nga ana e institucioneve të drejtësisë.