SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, për të plotësuar hetimet. Por kjo kërkesë u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet dhe ta dërgojë çështjen në gjyq. Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.