SPAK kërkon në Apelin e GJKKO-së dënimin e Safet Gjicit me 4.6 vite burg
Tirane- Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në senacën e sotme (20 qershor 2024) në gjykatën e Posaçme të Apelit prokurorja ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg dhe Alma Kaçin mbi akuzën e korrupsionit altiv me 1 vit e 5 muaj burg.
Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë. Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi.
Alma Kaçi nuk u paraqit as në këtë seancë, gjithashtu as avokatja e saj mbrojtëse. Në këto kushte gjykata caktoi një avokat kryesisht, Arben Peci i cili kërkoi pafajësi.
Vendimi do të jepet më 24 Qershor ora 14:00. Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.
Ankimi u bë në apel edhe nga SPAK edhe nga të pandehurit.