SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për Berishën, GJKKO jep sot vendimin

Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore. Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.