SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO nuk merr vendim për Berishën. Ja çfarë ndodhi sot

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk mori as këtë të enjte një vendim për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin Prokuroria e Posaçme kërkoi masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” me mbikëqyrje policore.

Më herët gjatë ditës, avokatët e Berishës, kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Në orët e mesditës, avokatët e Berishës kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *