SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e vrasjes së Behar Sofias

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

Shera është shpallur në mungesë, pasi ende nuk është arritur arrestimi i tij. Hetimet kanë treguar se Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Sofian dhe për të realizuar vrasjen ka krijuar një grup kriminal.

Ky grup ka vëzhguar Sofian për gjashtë muaj, deri në momentin kur ai u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.