Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi informacion mbi gjendjen gjyqësore të Erion Veliajt. Në përgjigje të kërkesës, Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se ka dërguar vërtetimin për gjendjen gjyqësore të shtetasit E. V., i lindur më 17 dhjetor 1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, rezulton se Erion Veliaj është i padënuar dhe ka marrë tre vendime pafajësie. Sipas legjislacionit në fuqi, kur kërkohet një vërtetim historiku, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, siç janë pafajësitë ose vendimet e rehabilitimit.
Ky informacion vjen pas interesimit të mediave për statusin gjyqësor të Veliajt, një nga funksionarët më të lartë të administratës shtetërore.