SPAK jep pretencën: Dy vite burg për Jorgo Goron, për Strakoshën kërkohet …

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Për këtë të fundit SPAK kërkon 2 vite burg, e konvertuar me 1 vit e 4 muaj, si shkak e gjykimit të shkurtuar. Për shtetasin Vasillaq Strakosha, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj që konvertohet në 1 vit burg, si shkak e gjykimit të shkurtuar.

Dënimi vjen pas verifikimit të akuzave për “shpërdorim detyre më shumë se 1 herë”, lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhes.

“Jorgo Goro, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të detyrës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, dhe me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Këto veprime kanë ndodhur në dëm të disa shtetasve të Bashkisë Himarë”.