SPAK i komunikon akuzat zyrtare Erion Veliajt
SPAK i komunikon akuzat zyrtare Erion Veliajt.
Ditën e sotme i janë komunikuar akuzat edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa e cila u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posacme.
Gjithashtu ë iu komunikua akuza edhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave.
Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.