SPAK grup hetimor edhe në Brazil! Dumani dhe 4 prokurorë udhëtojnë drejt Amerikës Latine, fokusi te transporti i drogës në Europë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka udhëtuar drejt Brazilit i shoqëruar nga katër prokurorë të tjerë.

Përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Kreu i SPAK shoqërohet në Brazil nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara.