SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Seanca shtyhet për në 13:00
TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. Me masën e sigurisë sot do të njihen 10 të arrestuar. Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa me kërkesë të avokatëve që të njihen me aktet seanca u shty për në orën 13:00.
Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. Ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.