SPAK godet abuzimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës, mbi 20 masa sigurie ndaj stafit

SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz, duke lëshuar 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në afera korruptive dhe abuzime me tendera.

Sipas burimeve zyrtare, ndaj të dyshuarve janë vendosur masa të ndryshme:
• 5 persona janë arrestuar me burg ( Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga).

• 10 persona janë vendosur në arrest shtëpie (Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho,Tedi Proda).

• 9 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje

Të gjithë të dyshuarit janë pjesë e stafit të universitetit, ndërsa një prej tyre rezulton të jetë edhe pronar i një subjekti tregtar, i dyshuar për përfitime të paligjshme nga tenderat.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe korrupsion, ndërkohë që hetimet kanë zbuluar dyshime të forta për shkelje të rënda të ligjit në procedurat e prokurimeve publike. Këto veprime dyshohet se kanë dëmtuar fondet publike dhe kanë cenuar konkurrencën e ndershme.