SPAK fton qytetarët të denoncojnë krimet zgjedhore, hap faqe të posaçme pas marrëveshjes me KQZ dhe Prokurorinë
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një fushatë sensibilizimi për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore, duke vënë në dispozicion një faqe të posaçme për denoncime.
Ky hap vjen pas nënshkrimit të një protokolli të përbashkët mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me synimin për të garantuar një shkëmbim më të shpejtë të informacionit dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
SPAK i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shkelje që cënon votën e lirë, duke theksuar rëndësinë e ndëshkimit të çdo akti që bie në kundërshtim me ligjin. Përmes këtij mekanizmi, synohet forcimi i drejtësisë zgjedhore dhe garantimi i një procesi të ndershëm elektoral.