SPAK edhe në Divjakë! Asnjë incident në qendrat e votimeve

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi, pas Roskovecit, ka zbarkuar bashkë me agjentët e BKH-së dhe agjentët e Policisë së Shtetit në Lushnjë dhe më pas në Divjakë.

Po mbikëqyren zonat ku dyshohet se mund të ketë indicie për krime zgjedhore.

Ndërkohë, që prej orës 19:00-20:00, qendrat e votimit janë marrë në ruajtje nga policia. Deri më tani ende nuk raportohet për incidente.