SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën, akuzohet si organizator i grupit kriminal për trafikimin e drogës
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljan Burbën, i akuzuar për organizimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe trafikimin e narkotikëve. Burbës i është ngritur akuza për trafikimin e 442.084 kg kanabis, që u kap më 17 shtator 2023 në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malit të Zi.
Droga ishte fshehur në ngarkesa që po transportoheshin nga Ilirjan Orhan dhe Kristi Orhan, të cilët udhëhoqën një kamion me destinacion Austrinë, ku u zbuluan 73 pako të mëdha dhe 112 pako më të vogla kanabis.
Hetimet zbuluan se skema e trafikut ishte realizuar përmes krijimit të bizneseve fiktive, të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), të cilat përdornin dokumente të falsifikuara për të maskuar aktivitetin e paligjshëm. Ky sistem tregoi një nivel të lartë të organizimit dhe sofistikimit nga ana e grupit të strukturuar kriminal.
Orhanët u arrestuan nga autoritetet e Malit të Zi dhe janë proceduar penalisht.