SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, akuzohet për pengim të vendimeve gjyqësore
Kryebashkiaku i Shkodrës dërgohet për gjykim nga SPAK për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë Shkodër, B.S., i akuzuar për veprën penale “Pengimi i ekzekutimit të vendimeve të gjykatës”.
Sipas hetimeve, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka shkarkuar nga detyra administratorin M.M. dhe ka emëruar në vend të tij A.B. Ky vendim është pezulluar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më 19 korrik 2022, duke urdhëruar rikthimin e administratorit të larguar.
Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi gjyqësor, shtatë ditë më vonë, më 25 korrik 2022, B.S. ka nxjerrë tre vendime të reja me të njëjtin objekt, duke anashkaluar urdhërimin e gjykatës dhe duke vijuar shkarkimin e administratorit M.M.
SPAK e konsideron këtë një shkelje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike, duke theksuar se zyrtarët publikë nuk kanë të drejtë të interpretojnë apo të injorojnë vendimet e formës së prerë të gjykatave, por janë të detyruar t’i zbatojnë ato. Dosja ndaj kryebashkiakut të Shkodrës është tashmë në dorën e Gjyk