Sot Superkupa e Shqipërisë, formacionet zyrtare të Partizani – Egnatia

Partizani dhe Egnatia do përballen këtë mbrëmje duke nisur nga ora 19:00 në “Air Albania” për trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Të kuqtë vijnë si kampionët në fuqi të vendit, teksa miqtë nga Rrogozhina si fitues të Kupës së Shqipërisë.

Sfida e sotme vjen në një kohë kur të dyja skuadrat po rivalizojnë në Superligë dhe Egnatia mban vendin e parë me 37 pikë, pesë më shumë se Partizani ndjekës.

Në një prognozë para sfidës, Partizani vjen nga gjashtë barazime radhazi, çka i kanë lëkundur pozitat ndaj kryesuesve, teksa në pesë ndeshjet e fundit Egnatia ka tre fitore dhe dy barazime.